Prej mesditës së djeshme zjarri në zonën e ‘Çardhakut’ në Devoll është përhapur në pesë hektarë bimësi të ulët, kryesisht shkurre.
Zjarrfikësit e Bashkisë Devoll ja kanë dalë sot të izolojnë dy vatra zjarri por flakët janë përhapur për shkak edhe të terrenit të thyer që ia vështirëson ndërhyrjen.
Po ashtu mësohet se nesër do të vijojë sërish aksioni i zjarrfikësve për të bërë të mundur fikjen e flakëve.


