• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIJON TENSIONI/ Turqia kërcënon SHBA-në me kundërmasa
Home
Nderkombetare

VIJON TENSIONI/ Turqia kërcënon SHBA-në me kundërmasa

3 August, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Marrëdhëniet e tensionuara midis SHBA dhe Turqisë janë vënë në një provë të re: ndaj sanksioneve të SHBA kundër dy ministrave të saj Turqia do të përgjigjet.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu deklaroi se sanksionet e SHBA “nuk do të mbeten pa përgjigje”. Ai e dënoi “qëndrimin agresiv” të SHBA dhe kërkoi tërheqjen e “vendimit të gabuar”.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo sipas të dhënave të tij do të takohet javën e ardhshme me ministrin e jashtëm turk Cavusoglu.

Të mërkurën (01.08), SHBA vendosën sanksione kundër ministrit turk të Drejtësisë Abdulhamit Gül dhe ministrit të Brendshëm Süleyman Soylu, sepse i shohin ata si përgjegjës për ndalimin dhe arrestimin e priftit amerikan Andrew Brunson.

Pasuritë e të dy ministrave në SHBA do të bllokohen, veç kësaj shtetasit amerikanë e kanë të ndaluar të bëjnë tregti me ta. Shtëpia e Bardhë kritikoi ndjekjen “jo të drejtë dhe të pajustifikuar” të Brunsonit.

Soylu: Ne do ta marrim Gylenin

Vitin e kaluar, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pati propozuar që Brunsoni të shkëmbehet me predikuesin që jeton në SHBA në mërgim Fetullah Gylen. Lëvizjen e tij Turqia e bën përgjegjëse për tentativën për puç në qershor 2016. Gylen e ka hedhur poshtë këtë. Qeveria e SHBA e refuzon shkëmbimin. Ministri i Brendshëm Soylu bëri të ditur se Gylenin do ta “marrin” nga SHBA.

Brunsonin e arrestuan në tetor 2016 për gjoja spiunazh si dhe mbështetje të Partisë së ndaluar Punëtore Kurde PKK dhe të lëvizjes Gylen. Ai ndodhej në paraburgim, deri javën e kaluar, kur papritur e dërguan në arrest shtëpie. Pas kësaj mediet raportuan për marrëveshje midis Turqisë dhe SHBA në rastin e priftit. Por këtë Erdogani e refuzoi. Qeveria amerikane ka kohë që këmbëngul për lirimin e Brunsonit. Para arrestimit ai drejtonte një kishë në qytetin bregdetar turk, Izmir.

Pas bërjes së ditur të sanksioneve të SHBA, monedha turke Lira humbi 1,6 përqind të vlerës së saj. Po të ashpërsohet kriza, presioni ndaj monedhës turke mund të shtohet. Ajo ka muaj që po e humbet vlerën.

Ndërkohë arrestimet në Turqi vazhdojnë, edhe pas fundit të gjendjes së jashtëzakonshme. Agjencia zyrtare e lajmeve Anadolu informoi për arrestimin e 27 ushtarakëve të rangut të lartë të marinës. Ata i akuzojnë se kanë qenë në kontakt me Lëvizjen Gylen.(DW)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVERPOOL NË TELASHE/ Ka vetëm një shans për t’i shpëtuar “grupit të hekurt” në Champions League
Previous article Nuses së Enver Hoxhës i ngrihet fustani mes Italisë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT