Vazhdon situata kaotike në gjimnazin “Janaq Kilica”, në Fier, aty ku një ditë më parë u helmuan 58 nxënës dhe 2 mësues, ndërsa ky ishte rasti i dytë i përsëritur në pak javë.
Siç mësohet se nxënësit sot kanë shkuar në shkollë me prindërit e tyre, të cilët kanë kërkuar dhe llogari për ngjarjen e ndodhur.
Mësohet se ditën e sotme janë kryer të gjitha kontrollet nga Drejtoria e Shëndetit Publik, prej ku ka rezultuar se gjithçka është në rregull.
Por, ajo që ka krijuar kaos edhe ditën e sotme ka qenë paniku te nxënësit, çka ka bërë që një e mitur të përfundojë sërish në spital. Siç shihet dhe nga pamjet që sjell “BalkanWeb”, nxënësja është marrë me urgjencë nga gjimnazi dhe është dërguar në Spitalin e Fierit.