• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vijon HEMORRAGJIA tek LSI/ I ikën dhe këshilltarët në Bashkinë e Pukës (EMRAT)
Home
Shqipëri

Vijon HEMORRAGJIA tek LSI/ I ikën dhe këshilltarët në Bashkinë e Pukës (EMRAT)

23 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Pas largimit ditën e djeshme të katër këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Bashkinë e Shkodrës, edhe sot dy këshilltarë të tjerë në Bashkinë Pukë kanë deklaruar se janë larguar nga LSI.

Më anë të një deklaratë për mediat, e cila është botuar në faqen zyrtare të Bashkisë Pukë në rrjetin social Facebook, bëhet me dije se  dy këshilltarët që përfaqësonin LSI-në, tashmë do të bashkohen me PS-në.

Bashkia e Pukës njofton se janë dy këshilltarë të LSI që i bashkohen PS, Ndue Lala dhe Artan Lazri.

Ata e lidhën largimin e tyre me bashkëpunimin që LSI po bën me PD. Ndërsa akuzuan LSI si penguese te zhvillimeve për qytetin veriore.

Njoftimi i plotë

Deklarat për shtyp e këshilltarve të LSI në bashkinë Pukë

Gati tre vite më parë ne zgjodhem që në siglen e LSI-së të bëhemi pjesë e këshillit bashkiak të Pukës, me shpresen e madhe se vendi do të jetësonte shpejt ëndrrën për një Shqipëri si gjithë Evropa. Për fat të keq LSI dhe PD e harruan zotimin dhe hodhen pas krahëve ëndrren e pukjanve dhe të gjithë shqipëtarve duke u investuar në një kthim të fuqishëm kursi nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja evropiane.
LSI u ngrit si një forcë që në themel kishte integrimin e Shqipërisë në BE, realizimin e reformave transformuese për vendin, dhe jo një Rusi që shtrinë influenca dashakeqe dhe që kërkojnë ta kthejnë vendin në një teatër përplasjesh dhe destabiliteti. Koalicioni anti perendimor LSI-PD është kthyer tashmë në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë.
Kemi kërkuar voten e qytetarve të Pukës që tu Shërbejmë interesave të qytetit dhe jo interesave të influencave të huaja. LSI në Pukë është kthyer shpesh kundër interesave të qytetit, madje duke tentuar dhe bllokimin e një sër projektesh që e kanë transformuar rrënjësisht Puken gjatë këtyre viteve.
Deklarojmë sot përfundimisht largimin nga grupi i këshilltarve të LSI, largimin nga politika anti shqiptare e Lulëzim Bashës dhe të koalicionit LSI-PD të bekuar nga qarqet filo-ruse që kërkojnë të marrin peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Gjejmë rastin që ti bëjmë thirrje të gjithë këshilltarve të tjerë të LSI në të gjithë njësit administrative të vendit të bojkotojnë masivisht aleancen e turpit dhe të mos vihen në shërbim të kësaj aleance anti-shqiptare e anti-kombëtare që nuk kanë asgjë të përbashkët me të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Ju faleminderit!
Ndue Lala
Artan Lazri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Joshua gati për një duel në UFC: Është një biznes i mirë
Previous article Vendimi i FSHF-së, shtyhet java e 27 e Superligës

F.autor

Postime të ngjashme

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT