Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend buxhetin për vitin 2022. Në arsyetimin e tij, kreu i shtetit thekson se buxheti në tërësinë e tij është një plan antisocial.
Sipas argumenteve të Metës, në tërësinë e tij ky Buxhet antisocial, ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale, si dhe paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij.
“Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale. Paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij.
Mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë. Mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor”, arsyeton Meta në vendimin e tij.


