Nëse ende nuk është ende në duart e policisë, Klemend Balili, bosi i drogës që i ka bërë bisht kërkimeve për më shumë se një vit e gjysëm, duket se është pranë vetëdorëzimit.
Një burim nga policia tha për Lapsi.al se Klemend Balili është në negociata për t’u vetëdorëzuar dhe shumë shpejt do të jetë në qeli. I njëjti burim tregoi për Lapsi.al se marrëveshja me Balilin është arritur dhe se negociatat me të janë mbyllur. Njeriu që për 1 vit e gjysëm i ka shpëtuar kërkimeve si pak të tjerë, pavarësisht zhurmës në media brenda dhe jashtë vendit, është shumë pranë vetëdorëzimit.
Ish drejtori i Ministrisë së Transporteve në Sarandë, dyshohet se ishte në krye të një rrjeti të trafikut të drogës me Greqinë. Pas operacionit ku u përfshi edhe DEA amerikane, Balili u pagëzua nga mediat greke me pseudonimin “Eskobari i Ballkanit”.


