• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIJNË MË SHUMË PËR TË…/ INSTAT: Ulet numri i të huajve që STUDIOJNË në Shqipëri (FOTO)
Home
Sociale

VIJNË MË SHUMË PËR TË…/ INSTAT: Ulet numri i të huajve që STUDIOJNË në Shqipëri (FOTO)

4 February, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Jo vetëm shqiptarët zgjedhin të jetojnë jashtë. Janë rreth 12,900 të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë për të punuar e për të studiuar, për qëllime humanitare apo për t‘u bashkuar me familjarët që jetojnë në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave për vitin 2017 mbi lejet e qëndrimit të të huajve sipas arsyes, përqindjen më të lartë e zënë të huajt që kanë marrë leje qëndrimi për arsye punësimi, me rreth 6,334 individë apo sa 50% e totalit.

Grupi i dytë i të huajve me përqindjen më të lartë të qëndrimit janë ata që kanë aplikuar për bashkim familjar, me thuajse 23% të totalit apo rreth 3000 aplikime.

Ndërsa për sa iu përket të huajve që kanë marrë leje qëndrimi për të studiuar, numri i tyre në 2017-n ishte rreth 652. Në dy vitet e fundit, për të cilët janë publikuar të dhëna, numri i studentëve të huaj që vijnë dhe studiojnë në Shqipëri ka rënë. Në 10 vitet e fundit, në 2015-n u shënua numri më i lartë i lejeve të qëndrimit të marra nga të huajt për të ndjekur studimet në Shqipëri me rreth 842.

Së fundmi vihet re se është rritur edhe numri i të huajve që kanë marrë leje qëndrimi për arsye humanitare, me rreth 2381 të huaj apo rreth 18% e totalit. Numri i të huajve që janë pajisur me leje qëndrimi për arsye humanitare u rrit me gati 3 herë në dy vitet e fundit. Ndërsa para 10 vitesh janë dhënë vetëm 32 leje për arsye humanitare.

Pjesa më e madhe e të huajve që janë pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri janë me origjinë nga Europa. Sipas të dhënave të INSTAT për 2017, rreth 7.600 ishin nga Europa, 3,600 nga Azia, rreth 1260 nga Amerika dhe vetëm 340 nga Afrika.

Shqipëria është një vend që preferohet nga të huajt për shkak edhe të kostove të lira të jetesës në raport me vendet nga ata vijnë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MA MORE FYTYRËN"/ Bashkëshorti i bën namin Zaiminës dhe ka të drejtë (FOTO)
Previous article ME KOSTUM NEON DHE PA "MAKE UP"/ Dua Lipa nuk njihet në fotot e fundit

k.autor

Postime të ngjashme

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim Aktualitet

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin Aktualitet

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin Aktualitet

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT