Prej disa minutash një grup të rinjsh mbajnë të bllokuar rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë në shenjë proteste për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Qytetarët po qendrojnë në rrugë edhe pse policia ka kërkuar lirimin e saj.
Sëfundmi, pranë qytetarëve kanë mbërritur një numër i madh efektivësh policie, të cilët tani kanë ngritur kordonin e sigurisë.
Gjatë paradites së sotme, policia ka dhunuar mjaft qytetarë dhe disa gazetarë në zonën përreth Teatrit Kombëtar.


