• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIHET SHATËRVANI PËR MIQËSINË SHQIPTARO-HUNGAREZE/ Veliaj: Në 21 Prill përurojmë bustin e Skënderbeut në Budapest
Home
Sociale

VIHET SHATËRVANI PËR MIQËSINË SHQIPTARO-HUNGAREZE/ Veliaj: Në 21 Prill përurojmë bustin e Skënderbeut në Budapest

28 January, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Në 100-vjetorin e Tiranës Kryeqytet, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti një delegacion të kryesuar nga Nënkryetarja e Budapestit, Erzsébet Gy Németh, për të biseduar rreth përforcimit të marrëdhënieve mes dy qyteteve, si dhe përurimin e shatërvanit të ri pranë Bibliotekës Kombëtare.

“Mes dy qyteteve tona kemi një raport shumë special dhe mezi pres që kjo marrëdhënie të shkojë edhe më tej. Sot fillojmë me një kontribut qytetin tonë, vendosjen e një shatërvani kushtuar marrëdhënies së veantë të dy heronjve tanë kombëtarë, Skënderbeut dhe Janosh Huniadit. Për ta vazhduar pastaj në datën 21 Prill, ku ne do të inaugurojmë bustin e Skënderbeut në Budapest, në një nga parqet më të bukura të qytetit”, tha Veliaj.

Duke vlerësuar raportet mes dy qyteteve, Veliaj shtoi se vendosja e linjave direkte të transportit me Budapestin, do të rrisë numrin e turistëve. “Kemi gjetur zgjidhjen e përkryer për të lënë dy shenja në qytetet tona me rastin e 100-vjetorit të Tiranës Kryeqytet. E di që ky është vetëm fillimi, dhe përtej 500 viteve miqësi e vëllazëri midis dy popujve tanë, është një lajm shumë i mirë që edhe qytetet tona janë të lidhura shumë fort. Një raport që nisi para rreth 10 vitesh, por që kemi një shans ideal që ta çojmë edhe më larg. Është një lajm i shkëlqyer që linjat ajrore hungareze e kanë kthyer Tiranën në një mini-qendër, me të paktën 9 destinacione”, deklaroi ai.

Pasi i dorëzoi nënkryetares së Bashkisë së Budapestit “Kullën e Sahatit”, në shenjë të miqësisë mes dy vendeve, Veliaj shprehu bindjen e plotë se dy qytetet do të ecin përpara në rrugën e progresit.

Nënkryetarja e Bashkisë së Budapestit, Erzsébet Gy Németh, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen dhe e ftoi për një vizitë zyrtare në Budapest. “Jam shumë e lumtur që jam këtu dhe që do të fillojmë këtë marrëdhënie 100-vjeçare mes 2 popujve. Ju mirëpresim në Budapest më datën 21 Prill për të përuruar statujën e Skënderbeut në Budapest”, nënvizoi ajo.

Sipas Bashkisë së Tiranës, gjatë këtij bashkëpunimi të ngushtë 4-vjeçar, UKT dhe Kompania e Ujësjellësit të Budapestit, kanë punuar së bashku për të krijuar një vizion rreth zhvillimit teknik të së ardhmes të UKT-së, përmes zhvillimit të studimit me titull “Masterplani Afatmesëm i Zhvillimit teknik dhe Strategjik të UKT”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËMBIMI NË KAMËZ/ Kush është Jan Prenga që u dhunua për vdekje (FOTO)
Previous article KORONAVIRUSI TREMB UFC/ Kampionia e botës në rrezik për titullin

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT