Një grua shqiptare është arrestuar në Cuneo të Italisë.
Kjo e fundit kishte vjedhur në mënyrë të përsëritur disa veshje në një qendër tregtare.
Sipas mediave italiane, shqiptarja fillimisht i dëmtonte bar kodin veshjeve dhe më pas i fuste në makinë.
Gruaja është kapur në flagrancë, ndërsa veshjet që ajo kishte vjedhur ishin akoma me etiketë.
Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë kapur shqiptaren teksa merrte veshjet nga vitrina.
Pesë ditë para se të arrestohej, shqiptarja kishte vjedhur disa veshje me vlerë 1200 euro.
Të njëjtën gjë bënin edhe dy gra të tjera, për të cilat tashmë ka nisur një hetim.


