• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDHTE KARBURANTE me kushërinjtë natën/ Ana ORGANIZATORJA ishte kthyer nga emigracioni, jetonte…
Home
Breaking News

VIDHTE KARBURANTE me kushërinjtë natën/ Ana ORGANIZATORJA ishte kthyer nga emigracioni, jetonte…

23 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Fierit dokumentoi grabitjen e një karburanti dhe arrestoi organizatoren e kësaj vepre penale, e cila është një vajzë nga Mallakastra. Anna Malaj, 31- vjeçe, u identifikua dhe arrestua ditën e djeshme si autore e vjedhjes së ndodhur më datë 2 korrik 2018. Nën kërcënimin e armës, ajo bashkë me kushëririn e saj (djalin e tezes), 22-vjeçarin Emiljano Grembim, arritën të marrin në një pikë karburanti në Levan një shumë prej 30 mijë lekësh të rinj.

Ata janë autorë edhe të dy ngjarjeve të tjera në dy karburante të tjera, por vjedhja iu ka mbetur në tentativë, pasi punonjësit kanë reaguar dhe mbrojtur pronën.

VJEDHJET

“Komisariati i Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër pronës dhe pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, falë punës operative e hetimore të mirorganizuar, bënë të mundur zbardhjen e tri ngjarjeve të ndodhura këtë muaj në Qarkun e Fierit, ku dy persona, nën kërcënimin e armës, gjatë orëve të vona të natës, shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh.

U ndalua një prej autorëve të dyshuar, shtetasja Anna Malaj, 31 vjeçe, banuese në fshatin Visokë, Mallakastër e cila mesohet se sapo ishte kthyer nga emigracioni.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.G., 22 vjeç, banues në fshatin Belinë, Patos”, thuhej në njoftimin e Policisë së Fierit.

Sipas këtij njoftimi, të dy këta shtetas (kushërinj me njëri-tjetrin), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30 mijë lekësh të rinj.

Pesë ditë më pas, konkretisht më 7 korrik, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti, por pasi janë ndeshur me punonjësin e saj janë larguar. Edhe më 15 korrik 2018, në lagjen “1 Maji” në Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

ORGANIZATORJA

Sipas burimeve nga Policia, vajza ishte ajo që drejtonte grupin. 31-vjeçarja ideonte grabitjet dhe bashkëpunonte me kushëririn e saj 22-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim. Mësohet se vajza piketonte vendet ku do ndërhyhej dhe më pas me mjetin e saj shkonte te vendet dhe tentonin të vidhnin nën kërcënimin e armës.

Hetimet nisën që pas ngjarjes së parë të regjistruar në Levan, ku ata arritën të merrnin një shumë parash. Punonjësi i saj i ka deponuar grupit të hetimit se autorët kishin qenë dy veta me maska dhe se një prej tyre dukej si femër.

Edhe në dy tentativat e tjera, punonjësit e karburantit kanë sinjalizuar Policinë, nga ku kanë thënë se një prej autorëve ishte femër. Kjo ka vënë në lëvizje grupin e hetimit, me dyshimin se kishin të bënin me të njëjtin grup kriminal. Pasi panë edhe pamjet filmike në njërin prej karburanteve që u tentua të vidhej më 15 korrik, efektivët identifikuan 31-vjeçaren Anna Malaj.

Sipas burimeve, identifikimi i saj është kryer edhe nëpërmjet kamerave të sigurisë së subjekteve të tjera afër vendit të ngjarjes, ku është konstatuar makina e saj. Ndonëse në të tri rastet ajo është kujdesur që të vepronte me targë të falsifikuar, sërish blutë kanë mundur të bien në gjurmët e saj dhe të ndërhynin ditën e djeshme

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRIN NJË TJETËR SUKSES/ DUA LIPA është këngëtarja e parë ndërkombëtare që këndon në Tomorrowland (VIDEO)
Previous article Mourinho kërkon një qendërmbrojtës, njëri nga këta të tre përfundon në “Old Trafford”

Ina.Autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT