• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/Vritet avokati grek në Athnë: dyshohet se autori është shqiptar
Home
Aktualitet

VIDEO/Vritet avokati grek në Athnë: dyshohet se autori është shqiptar

13 October, 2017 Editor Aktualitet

Një avokat i njohur grek është ekzekutuar në zyrën e tij në qendër të Athinës mbrëmjen e të enjtes.

Mihalis Zafiropulos, ishte në zyrën e vet, në takim të fiksuar që më përpara me dy persona. Ky takim që nuk zgjatur veçse pak minuta, ishte në fakt i fundit për avokatin e njohur, që është qëlluar vetëm me një të shtënë dhe ka humbur jetën menjëherë, me gjasë nga hemoragjia.

Autoritetet kanë përjashtuar mundësinë që vrasja të jetë një akt terrorist.

Sipas dëshmive të para që janë publikuar në media, autorët e vrasjes kanë qenë të huaj, ngaqë nuk e flisnin mirë greqishten.

Ka spekulime mediatike që një nga pistat e hetimeve po shqyrton nëse autorët e vrasjes ishin shtetas shqiptarë.

Në fakt, një nga çështjet penale me të cilën po merrej aktualisht viktima ishte ajo e vrasjes në tentativë kundër një avokati tjetër grek. Të akuzuar janë dy shtetas shqiptarë, që kishin identifikuar si porositës një person grek. Ky nga ana e vet është ndër të pandehurit kryesorë për një prej skandaleve më të mëdhenj të viteve të fundit, që njihet si “skandali Energa”. Zafiropulos ishte avokat i Energa-s që gjithashtu i ka akuzuar dy shtetasit shqiptarë se po e shantazhonin kompaninë e penalizuar.

Zafiropulos, 52 vjeç dhe baba i dy fëmijve, që ka qenë zgjedhur dy herë si nënkryetar i Dhomës së Avokatëve të Athinës. Ai ishte biri i një politikani të njohur të Demokracisë së re, që ka vdekur në 2006.

Gjithë partitë politike e dënuan vrasjen.

Dhoma e avokatëve të Athinës menjëherë pas njoftimit për vrasjen e Zafiropulos, vendosi që anëtarët të pezullojnë çdo aktivitet deri të premten e ardhshme, “si një shenjë minimale të zisë për vrasjen monstrouze të kolegut, por edhe si një reagim ndaj dhunës së verbër që ushtrohet kundër avokatëve”, thuhet në njoftimin përkatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAMTUMIRA E FUNDIT/ Nisin homazhet për ish-ministrin Dritan Prifti
Previous article Firence: Një shqiptar dhe një maroken-të dehur tapë thërrasin Allahu Ekber dhe terrorizojnë qytetarët

Editor

Postime të ngjashme

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket Aktualitet

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona Aktualitet

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT