• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEOSKANDALI I GJICIT/ SPAK heton tabulatet e kontakteve telefonike të Alma K. për të zbuluar porositësit
Home
Breaking News

VIDEOSKANDALI I GJICIT/ SPAK heton tabulatet e kontakteve telefonike të Alma K. për të zbuluar porositësit

1 July, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Celulari i sekuestruar i Alma Kaçit, tabulatet e kontakteve telefonike të saj me persona të tjerë para dhe pas regjistrimit të videos si dhe qelizat celulare që do të tregojnë vendndodhjen e saj në ketë periudhe kohore, janë provat që po analizohen me prioritet nga prokuroria për të bërë të mundur zbardhjen e skemës se kush janë porositësit e videoskandalit për ish-kreun të Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, informon shqiptarja.com.

Dëshmia e 40-vjeçares, e cila sipas hetuesve ka qenë shumë kontradiktore, e për me tepër që nuk ka pranuar deri në këtë faze, të tregojë personat që e kanë porositur si dhe personat që e kanë shpërndarë videoskandalin, duket se nuk po ndihmon në zbardhjen e çështjes. Teksa ka pretenduar se ajo është një investiguese private që punonte në të zezë me kohë të pjesshme, 40-vjeçarja nuk ka pranuar të tregojë se kush e ka porositur këtë herë duke argumentuar se këtë gjë nuk e tregonte dot. Pikërisht për këtë arsye, prokuroria duket se është përqendruar tek analizimi i provave shkencore, më tepër sesa tek deklarimet.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se pavarësisht deklarimeve, e akuzuara për korrupsion aktiv, grupi i hetimit është duke analizuar provat shkencore dhe me pas do te veprohet me thirrjen e personave të tjerë që rezultojnë se kanë patur kontakte me 40-vjeçaren, si dhe nëse kanë qenë në dijeni për videoskandalin para publikimit te tij, dhe madje e kanë shprehur atë publikisht.

Deri në këtë fazë të hetimit, SPAK ka nxjerrë dy urdhër-arreste për ish kryetarin e bashkisë Safet Gjici, i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe 40-vjeçares Alma Kaçi kjo e fundi në ‘arrest shtëpie’ për korrupsion aktiv. Masa e dhene nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë ndërsa është ankimuar nga avokatët e dy te akuzuarve me pretendimin se nuk kanë kryer asnjë vepër penale. Avokati i ish kryebashkiakut, këmbëngul se në rastin konkret nuk kemi vepër penale por morale dhe për këtë Gjici e ka marre dënimin duke dhënë dorëheqjen. Ndërsa vetë ish-kryebashkiaku ka përsëritur edhe në gjykatë se është viktimë e një kurthi, të orkestruar nga kundërshtarët e tij politikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA për vrasjet e Ramazanit e Runajt: Si u kthyen nga armiq në miq Alibej e Dumani, organizatori ishte në burg kur…
Previous article BILL CLINTON TE MARTËN NË TIRANË/ Rama tregon detaje: Do t’i japim mirëseardhje shqiptare

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT