Kryeministri Edi Rama e ka bërë vetë, përmes një videomesazhi, përmbledhjen e detajeve të disktuara gjatë takimit të mbrëmshëm në Bruksel me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Dy kanë qenë temat kryesore të diskutimit:
Përpjekjet maksimale për të realizuar me sukses Konferencën e Donatorëve më 17 shkurt për realizimin e Projektit të Rindërtimit nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 201.
Tema e dytë ka qenë ajo e vendimit të pritshëm për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në mars, përpara Samitit të Zagrebit që do të mbahet në maj të këtij viti.
Ndiqeni:
#TiNukDoJeshKurrëVetëm 🇦🇱🤝🇪🇺Permbledhja e takimit të mbrëmshëm në Bruksel me Presidenten Ursula von der Leyen
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 29. Januar 2020