• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEOLAJM/ Varroset me arkivol floriri “El Mencho”
Home
Nderkombetare

VIDEOLAJM/ Varroset me arkivol floriri “El Mencho”

3 March, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Bosi i njohur meksikan i drogës, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur ndryshe si “El Mencho”, është përcjellë për në banesën e fundit me një ceremoni funerale të zhvilluar nën masa të forta sigurie në Meksikë.

Lideri i kartelit të fuqishëm Jalisco New Generation Cartel u varros në një arkivol të artë në një varrezë në Zapopan, një qytet në periferi të Guadalajara, qyteti i dytë më i madh në Mexico.

Trupi i tij u transportua nga një shtëpi funerale në Guadalajara drejt varrezave “Recinto de la Paz”, ndërsa gjatë ceremonisë u vu re një prani e madhe e ushtrisë dhe forcave të sigurisë.

VIDEO
Në funeral morën pjesë vetëm dhjetëra persona, shumë prej tyre me çadra të zeza pavarësisht motit me diell, ndërsa një bandë muzikore interpretonte muzikë tradicionale meksikane.

Autoritetet meksikane nuk kanë konfirmuar zyrtarisht vendndodhjen e varrit për arsye sigurie, ndërsa zona rreth shtëpisë funerale ishte nën mbikëqyrje të rreptë që prej një dite më parë.

“El Mencho” u vra më 22 shkurt gjatë një operacioni ushtarak për kapjen e tij në shtetin Jalisco.

Sipas certifikatës së vdekjes, ai ndërroi jetë nga plagë të shumta me armë zjarri në gjoks, bark dhe këmbë, pasi u përfshi në një shkëmbim zjarri me ushtarët.

Vrasja e tij shkaktoi një valë të re dhune në Meksikë, me përplasje dhe sulme në rreth 20 shtete të vendit. Sipas raportimeve, mbi 70 persona humbën jetën në dhunën që pasoi operacionin.

Autoritetet kanë deklaruar se operacionet kundër anëtarëve të tjerë të kartelit vijojnë, ndërsa figura e “El Mencho” pritet të mbetet një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Meksikë.

Në vend shpeshherë varrimet e bosëve të drogës shoqërohen me mister dhe legjenda, ndërsa për “El Mencho” kanë nisur të shkruhen edhe balada të njohura si “narcocorridos”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I RASH BORISË, MË SHAHU"/ Zbardhet dëshmia e vrasësit të Egli Pashollarit: U vetëmbrojta!
Previous article SEANCA PËR "STERILIZIMIN"/ Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Audio-regjistrimi të dëgjohet në sallë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT