Kryeministri Edi Rama ka parashikuar gjatë gjithë fushatës saktë mandatet që do të merrte Partia Socialiste në zgjedhjet parlamentare, madje ai ka firmosur edhe një “memorandur” nga Kuçi i Vlorës, së bashku me drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri.
I rrethuar nga disa qytetarë, Rama më 10 prill, mbi një mbulesë tavoline ka shënuar një për një mandatet që do të fitonte në çdo qark të Shqipërisë, duke i garantuar se Partia Socialiste do të marrë 74 deri në 78 mandate.
“Ne do marrim 74 deri në 78 mandate”, shprehet kryeministri.
“Këta zotërinj që ta dish ti, këtu kanë mundësinë të bëjnë ndonjë gol ”, shprehet kryeministri duke treguar qytetet e veriut të Shqipërisë.
“Ndërkohë në zonën poshtë penalltitë i gjuajmë ne, rezultati final 74 deri 78.”, duke iu referuar qyteteve të jugut të Shqipërisë.
“Merreni, priteni dhe ma këndoni mua po doli gabim”, thotë Rama.
Vendosi edhe një firmë”, i thotë një nga qytetarët.
Rama duke vendosur firmën i kërkon Gjiknurit të bëhet noteri dhe të firmosi. “Noteri është Damian Gjiknuri, firmos”.
“Patjetër! Fiks, noteri nga fshati fqinj”, thotë Gjiknuri.
“Memorandumi I Kuvendit Zakonor Kuç”, shkruan Rama.
Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës mori mandatin e 3 radhazi, me një fitore historike.
Socialistët kanë arritur që të marrin 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojën e një koalicioni, e ndërsa PD 59 mandate, kurse LSI vetëm 4 të tilla.