Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkëputet nga rutina e përditshme, për pushime në bregdetin e Dhërmiut. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë shefin e qeverisë duke lundruar me gomone në ujërat e jugut, së bashku me familjen e tij.
Rama është filmuar ditën e sotme në plazhin e Dhërmiut, duke bërë xhiro me gomone.
Pamjet e Ramës me kapele dhe syze dielli janë postuar në rrjet nga “Antidroga”, nga një prej faqeve qe ka qenë më aktive për protestat e qytetarëve. Ndërkohë në Tiranë, sot zhvillohet protesta e 66-të radhazi për largimin e tij.
Në pamje kryeministri duket i relaksuar, duke shijuar qetësinë e detit nën shoqërinë e bashkëshortes. Ndërkohë që në skaf bie në sy dhe prania e dy fëmijëve të vegjël.
VIDEO
Edhe pse disa herë është artikuluar në protesta se kryeministri Rama është detyruar të prishë agjendën e pushimeve për shkak të protestave, por nga pamjet duket se kreu i qeverisë ka marrë lejen e verës, me mbylljen e sesionit parlamentar.


