Pasditen e sotme qindra qytetarë të Tiranës duartrokitën pèr mjekët dhe infermierët që ndodhen në vijën e parë te rrezikut në luftën me koronavirusin.
Fill pas kësaj nisme të bukur, vendin e ka marrë muzika. Në videon e mëposhtme dëgjohen tingujt e kitares që vijnë po nga këto ballkone, si për të dhene shpresën se gjithçka në fund do të shkojë mirë. ALPEnews.al


