Në ceremoninë festive të 31-vjetorit të Partisë Socialiste ftesë kishte edhe Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI. Por mesa duket ajo ka refuzuar të marrë pjesë, ndërsa të pranishëm kanë qenë deputetja Erisa Xhixho dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endri Braimllari.
Në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm shumë figura politike, jo vetëm nga PS. Më herët në ambientet e selisë rozë është parë edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
Ish-deputeti i Partisë Socialistë, Spartak Braho në 31-vjetorin e PS ka dhënë mesazhin që kjo forcë politike “duhet të hapet me intelektualë dhe jo me çupëlina”.
Sipas tij, PS me uljet dhe ngritjet e saj mbetet partia me serioze dhe me një bilanc pozitiv. Ndërsa u shpreh se është një fatkeqësi që nuk kemi një opozitë, duke akuzuar Sali Berishën që e ka shkatërruar atë.


