Pas debatit të mbrëmshëm të presidentit amerikan Donald Trump me rivalin Joe Biden, kamerat kanë kapur një moment të sikletshëm për presidentin e SHBA.
Pas debatit Trump-Biden, Melanie u bashkua me presidentin amerikan, ashtu sikurse bëri edhe bashkëshortja e Joe Biden, por refuzoi t’i japë dorën bashkëshortit të saj.
Në videon që po bën xhiron e rrjeteve sociale shihet se si Melanie refuzon të shtrëngojë dorën me Donald Trump, ndërkohë që ky është një veprim i përsëritur i Zonjës së Parë të SHBA-ve.