Tani që jemi ende në kohë pandemie, mbajtja e maskës dhe përdorimi i dezinfektantëve është bërë një domosdoshmëri për të gjithë.
Mirëpo ka edhe njerëz të fiksuar, si kryeministri i Tajlandës, Prayuth Chan-ocha. Ai ishte duke zhvilluar një konferencë për mediat, kur sapo është pyetur lidhur me reformimin e qeverisë e ka ndërprerë dhe ka zbritur nga podiumi.
Ka marrë dezinfektantin dhe ka filluar të spërkasë gazetarët që ishin të pranishëm në sallë. Një gjest ky sa i çuditshëm dhe në pamje të parë gazmor, është një gjest ironik dhe ofendues për gazetarët dhe jo vetëm, për çdo qytetar.


