• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEOLAJM/ Grida Duma bën ‘paqe’ me Berishën 1 vit pas akuzave të ashpra
Home
Politikë

VIDEOLAJM/ Grida Duma bën ‘paqe’ me Berishën 1 vit pas akuzave të ashpra

14 October, 2022 s.autor Politikë

Sali Berisha është takuar mbëmë në televizionin “Tv Klan” me deputeten demokrate Grida Duma. Deputetja ishte e ftuar në “Klan News” ku foli lidhur me situatën e brendshme të PD, për bashkimin e saj si dhe për mënyrën se si partia më e madhe opozitare mund të dalë fituese në zgjedhjet lokale.

Ndërkohë, Berisha ishte i ftuar në emisionin “Opinion” dhe në kohën që është drejtuar në hyrjen e “Tv Klan” është takuar me deputeten Duma e cila po e priste tek dera. Në video duken edhe moderatori Blendi Feviziu dhe pronari i Klan, Aleksandër Frangaj.

Duma, prej shtatorit 2021 kur Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar mbajti anën e Lulzim Bashës dhe doli hapur kundër ish-kryeministrit. Në Kuvendin Kombëtar të PD, më 18 dhjetor 2021, pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Grida Duma mbajti një fjalim të ashpër kundrejt Berishës duke deklaruar se kishte marrë fund edhe respekti i saj pa kushte për autoritetin moral të Sali Berishës në Partinë Demokratike.

“E kemi mbajtur majë kokës Sali Berishën. Nuk ia kemi borxh të na katandisë në një sekt dumbabist antiamerikan. I ka shumë borxhe demokratëve të thjeshtë që për 30 vjet nuk kanë marrë asgjë nga PD. Dua ta them që mbështetja ime pa kushte për ty ka marrë fund ashtu sot. Kushti im për të të mbështetur është të hapësh sytë veshët ndaj gjithë demokratëve, ta lëmë verbërinë 8-vjeçare e të shohim nga vetja sepse duhet të jeni ju të na coni në fitore përtej Edi Ramës.

Duhet harruar se si mund ta mundim Ramën me të njëjtin bunker që ka ndërtuar ai me PS. Unë sot jam me Lulzim Bashën, por nga sot Basha duhet të jetë me të gjithë demokratët pa përjashtim. Boll më që për pleshtin e interesit personal të Sali Berishës nuk do djegim jorganin e partisë. Mos merremi më me Berishën ta lëmë ‘në shejtaninë e vet’ do kishte thënë Fishta.

I garantoj demokratët që në asnjë hap të gabuar nuk do lë asgjë të gabuar pa ta thënë publikisht e hapur. Fakti që Berisha i vuri gjoksin cdo plumbi potencial ndaj Bashës, menjëherë pështyu mbi ëmbëlsirën për Bashën dhe pas cdo humbje është kulmi i kësaj hipokrizie. Unë e ju nuk jemi në këtë parti për të ngushëlluar humbësit, por për të fituar zgjedhjet.” ishte shprehur Duma. Muaj më pas gjuha e Dumës ndaj Berishës është moderuar, duke zbutur tonet.

 

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A PO E PËRDORIN KOSOVËN PËR INTERESA POLITIKE? Berisha: Rama është Makbeth, po hedh valle në kurriz të atyre që janë sot në Hagë
Previous article "RAMA, THIKA PAS SHPINE E KOSOVËS"/ Berisha dënon fjalimin e kryeministrit në Strasburg: Armik i egër i kombit shqiptar! Qëndrimi i tij grotesk

s.autor

Postime të ngjashme

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura Politikë

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT