Rexhë Byberi ka arritur të marrë mandatin e dytë në Tropojë. Menjëherë pas numërimit të kutive, socialistët janë mbledhur për të kërcyer ndërsa i bien daulles.
Festës i bashkohet edhe Rexhë Byberi i cili mori fitoren me 5126 vota ndërsa rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ Besnik Fushaj mori 4876. Me vetëm 250 vota diferencë ia doli që të marrë mandatin e dytë.


