Çudira shqiptare që shkojnë deri në papërgjegjshmëri. Aksidentet në Shqipëri janë të shumta, ndërsa burim kryesor në një pjesë të mirë të rasteve janë vetë drejtuesit e makinave me papërgjegjshmërinë e tyre.
Report Tv sjell një video ku drejtuesi i një makine në autostradën Tiranë-Durrës habit me veprimin e tij të papërgjegjshëm teksa gjatë kohës që i jep makinës njërën këmbë e ka nxjerrë në dritare për t’u freskuar nga vapa.



