Temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme në zonat verilindore të vendit, duke sjellë edhe reshjet e para të borës në Kukës.
Nga pamjet shohim se dëbora ka zbardhur njësinë administrative të Shishtavecit të duke dhuruar një pamje fantastike.
Aktualisht nuk janë raportuar probleme në qarkullimin e makinave.
Megjithatë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit në rrugë.


