• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEOKOFERENCA E PES ME RASTIN E 1 MAJIT/ Balla: Mirëpresim nga BE mbështetje për Ballkanin Perëndimor
Home
Politikë

VIDEOKOFERENCA E PES ME RASTIN E 1 MAJIT/ Balla: Mirëpresim nga BE mbështetje për Ballkanin Perëndimor

1 May, 2020 k.autor Politikë

Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës Partia e Socialistëve Europianë (PES), mblodhi sëbashku përmes në videokonference Partitë Socialiste, Social Demokratike, Partitë Laburiste Demokratike nga gjithë Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia janë të vendosur për të celebruar këtë ditë edhe pse në mënyrë të veçantë.

Gjatë videokonferencës mbajtën fjalën e tyre figura të spikatura të PES si Sergei Stanishev, Paolo Gentiloni, Elisa Ferreira, Nicholas Scmits, Helena Dalli, David Sassoli, Pedro Sanchez etj.

Gjatë kohës që po fliste në videokonferencë Presidneti i PES, Sergei Stanishev, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla përmes një shënimi në rrjetin social facebook deklaron se edhe socialdemokratët në Ballkanin Perëndimor dëshirojnë të shohim të njëjtin nivel angazhimi nga BE në rajon.

“Ne socialdemokratët në Ballkanin Perëndimor dëshirojmë të shohim të njëjtin nivel angazhimi nga BE në rajonin tonë.

Takimi i liderëve BE-Ballkan Perëndimor i 6 majit 2020 parashikohet të përshkruajë parametrat e plotë të mbështetjes afatgjatë. Një plan i plotë mendoj se do të paraqitet më vonë këtë vit në formën e një Plani Ekonomik dhe Investimeve për rajonin.

Deri më tani, BE ka premtuar të mobilizojë një paketë të konsiderueshme financiare, duke konfirmuar solidaritetin e fortë për Ballkanin Perëndimor, deklaron Balla.

Sipas Ballës, Bashkimi Evropian ka vepruar shpejt dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në adresimin e pandemisë COVID-19, përmes ndihmës financiare si dhe qasjes së rajonit në shumë nisma të BE-së.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Ne socialdemokratët në Ballkanin Perëndimor dëshirojmë të shohim të njëjtin nivel angazhimi nga BE në rajonin tonë.Takimi i liderëve BE-Ballkan Perëndimor i 6 majit 2020 parashikohet të përshkruajë parametrat e plotë të mbështetjes afatgjatë. Një plan i plotë mendoj se do të paraqitet më vonë këtë vit në formën e një Plani Ekonomik dhe Investimeve për rajonin.

Deri më tani, BE ka premtuar të mobilizojë një paketë të konsiderueshme financiare, duke konfirmuar solidaritetin e fortë për Ballkanin Perëndimor. Të mërkurën, Komisioni Evropian njoftoi mbi 3.3 miliardë euro ndihmë financiare të BE-së të mobilizuar së bashku me Bankën Evropiane të Investimeve në dobi të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Kjo paketë do të adresojë shëndetin e menjëhershëm dhe nevojat njerëzore si rezultat i pandemisë COVID-19, si dhe ndihmë në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Mund të konfirmoj se Bashkimi Evropian ka vepruar shpejt dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në adresimin e pandemisë COVID-19, përmes ndihmës financiare si dhe qasjes së rajonit në shumë nisma të BE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Kanadaja regjistron 40 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 3224 viktima në total
Previous article TERRORIZOI TRE DITË MË PARË ME KALLASH SKRAPARIN/ Ja si e pësoi Hekuran Hoxha

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT