Këngëtarja e njohur shqiptare që banon në Kosovë, Fjolla Morina është arrestuar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar me dy armë zjarri me vete.
Bashkë me të, jane arrestuar edhe F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.
Vetëm para pak ditësh, kengetarje mori dhuratë nga i dashuri (sipas postimeve te saj në rrjete sociale) edhe një makinë Audi Q7. Kujtojmë se Fjolla u bë e njohur per publikun shqiptar pak vite me parë kur lançoi dhe këngën “A don me ta thy”, me përmbajtje jo fort të këndshme.
Vlen të theksohet se Fjolla duket të kete një “lidhje” me armët pasi kjo e fundit i ka perdorur edhe në videoklipet e saj, shkruan AlpeNews.al
Për më tepër, shihni pamjet e meposhtme: