Sportistja amerikane e arteve marciale mikse Paige VanZant humbi duelin ndaj Jessica Rose Clark, zhvilluar në eventin e UFC Night Fight 124, përballja kryesore e kësaj mbrëmje, por problemet për bukuroshen kanë qenë edhe më të mëdha pas sfidës.
VanZant u mund me vendim unanim të gjyqtarëve pas 3 raundesh mjaft të bukura, kryesisht të dominuara nga Clark në dy të parat. Kampionia amerikane tentoi të përmbysë situatën në raundin e tretë, por e pati të pamundur të kthejë fatin e duelit edhe për një arsye tjetër.
Dang, Paige VanZant appeared to break her arm on a spinning backfist in the first round. #UFCSTL pic.twitter.com/QevFZLZa6m
— Josh Sánchez (@jnsanchez) January 15, 2018
Që në raundin e parë, bukuroshja VanZant ka thyer kockën e krahut të djathtë dhe këtë gjë e ka konfirmuar sot, kur ka postuar një foto nga spitali të analizës me “rreze X” që i ka bërë krahut. “E theva krahun që në raundin e parë, por doja ta përfundoja sfidën, pasi isha në gjendje të dueloja.
Tani do të nis periudhën e riaftësimit dhe shpresoj të rikthehem sa më shpejt në kafaz. Këto dëmtime janë pjesë e lojës. Dua të falënderoj të gjithë: Fansat, trajnerin, rivalen”, tha VanZant nga spitali.



