• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEO+FOTO/ Kryeministri Rama “i dashuruar” pas Instagram-it. Ja çfarë ka bërë ai gjatë 3 ditëve të fundit
Home
Shqipëri

VIDEO+FOTO/ Kryeministri Rama “i dashuruar” pas Instagram-it. Ja çfarë ka bërë ai gjatë 3 ditëve të fundit

13 July, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Mediat e reja janë një mjet i jashtëzakonshëm komunikimi dhe shumë në modë.

Sot, media sociale më e përdorur është Instagram dhe jo Facebook. Aty hidhen foto e video pafund, por edhe insta-story.

E nuk mund të mungonte në këtë rrjet social edhe Edi Rama, njeriu që na ka rënë përherë në sy për mënyrën se si i përdor risitë për të komunikuar më qytetarët.

Ditët e fundit, Rama ka marrë telefonin dhe mesa duket ka vendosur ti thotë ‘PO’ instagramit, duke sjellë video dhe foto nga kudo ndodhej.

Në foton e publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, Rama i akomoduar në sendilen e trenit, duke mos e ndarë për asnjë çast telefonin nga dora duket se ka rënë “preh” e rrjetit virtual më ‘cool’ të momentit.

Fillimisht Rama ka shpërndarë një video në instagram me mbishkrimin “nga Londra në Bruksel”,- #RrugëspërSamitineNatos.

Me telefon drejtuar nga xhamat e trenit Rama paraqet reflektimin e tij shfaqur në ‘bardhë e zi’, e me orë e shkrim ngjryë violetë të mbivendosur sipër fotos, një dëshmi kjo e mesazheve të veçanta që kryeministri përcjell për ndjekësit e tij.

Mirëpo, nuk mbaron këtu!

Të gjithë aktivitetin e tij në Samitin e Natos, Rama ka zgjedhur ta shpërndajë në insta-story, duke postuar foto e video të alternuara me përshkrime plot ngjyra, duke e kthyer kështu instagramin në një telajo virtuale, ku arti nuk mund të ndahej për asnjë çast nga përditshmëria e tij politike.

Nuk kanë munguar as batutat e tij ndaj Theresa May-t gjatë zhvillimit të ndeshjes Angli-Kroaci, ku pas përfundimit të ndeshjes me rezultat në favor të kroatëve Rama i është drejtuar May-t: “Kupa e botës po vjen në ballkan” 

Moment tjetër kulminant ka qenë takimi i Kryeministrit Rama me Shefin e Shtëpisë së Bardhë Donald Trump.

Fillimisht një shtrëngim miqësor duarsh e më pas një bisedë ‘kokë më kokë’; e zhvilluar mes Trump, Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe Ramës.

#photooftheday

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on Jul 12, 2018 at 8:17am PDT

Video e publikuar nga vetë Rama në insta-story me Trump dhe Pompeo përcolli emocione të forta te të gjithë shqiptarët, e ku nuk munguan disa syresh të cilëve nuk i mbërriti mirë ky mesazh, i cili ishte i dyti pas komplimentave nominale që Rama morri nga Trump ditën e mbajtjes së fjalës së tij para krerëve botërorë duke e cilësuar ata si një fjalim të shkëlqyer.

 

Veç komplimentave të Trump, bisedat miqësore me Theresa May dhe Angela Merkel, Rama morri vëmendjen edhe të mediave prestigjoze botërore si BBC për stilin e tij cool të paraqitjes në Samit.

Kështu, Edi Rama këtë javë që lamë pas na tregoi se ndoshta tani e tutje do jetë po aq aktiv në Instagram, sa ç’është edhe në Facebook, veçse, instagramin mesa duket do ta përdorë ai dhe jo stafi.

Fundja, kjo është normale për Edi Ramën, politikanin që risitë i ka përdorur gjithmonë i pari, duke filluar me twitter e vazhduar me radhë.

Croatia – England last minute photostory

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on Jul 11, 2018 at 1:53pm PDT

/LEXO.AL

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja çfarë thotë miliarderi iranian kur pyetët për Morenën edhe pas ndarjes
Previous article "Johnson & Johnson" do të paguajë 4.7 mld dollarë dëmshpërblim për kancerin në vezore

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK Breaking News

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT