• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/ Zjarr në Durrës, asfiksohet zjarrfikësi. I moshuari harroi cigaren ndezur
Home
Aktualitet
Kronikë

VIDEO/ Zjarr në Durrës, asfiksohet zjarrfikësi. I moshuari harroi cigaren ndezur

17 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Paraditen e sotme në lagjen Nr.17 është përfshirë nga flakët një apartament në qytetin bregdetar, ndërsa janë lënduar dhe ndodhen në gjendje të rëndë një çift të moshuarish që ndodheshin në banesë dhe zjarrfikësi, që i shpëtoi.

Të lënduar janë çifti i të moshuarve me inicialet G.T. dhe M. D. rreth 70 vjeç, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Durrës. Gjithashtu është asfiksuar punonjësi i zjarrfikëses me inicialet A. K. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Zjarrfikësi i asfiksuar u fut tre herë në banesë për të nxjerrë dy të moshuarit, ndërsa në fund mbeti i asfiksuar. Ndërhyrja punonjësve të tjerë të zjarrfikëses, por edhe banorëve të zonës shpëtoi dy të moshuarit dhe punonjësin, të cilit iu dha me shpejtësi ndihma e parë.

Drejtori i zjarrfikësve Adriatik Velaj deklaroi për Report Tv se punonjësi është jashtë rrezikut për jetën pas marrjes së ndihmës së parë. “Zjarri ka rënë në një banesë në pallatet sociale. Njëri prej punonjësve të zjarrfikësve është dëmtuar dhe është dërguar në spital, pasi u fut tre herë në banesë për të nxjerrë të moshuarit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat e para raportohet se zjarri ka rënë për shkak se burri i moshuar kishte harruar cigaren ndezur në banesë. Zjarri përfshiu dhomat duke i bllokuar brenda, ndërsa fqinjët lajmëruan policinë dhe zjarrfikësen që i shpëtoi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dhunuan për një VARËSE FLORIRI 15 vjeçarin. Tre adoleshentët...
Previous article Floyd Mayweather në UFC, mendon për sfidën e radhës ndaj McGregor

Redaktor2

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta Aktualitet

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin Aktualitet

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT