Dy vëllezërit britanikë Alistar dhe Jonathan Brownlee kanë triumfuar në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro 2016.
Vëllai më i vogël Jonathan Brownlee ka treguar për garën e tyre të fundit në finalen e Botërorit të Trialthon në Meksikë ku ai dhe vëllai i tij ishin vetwm 700 metra larg nga fitorja që do t’i jepte lavdi. Për fat të keq ai kishte pësur një dobësi trupore. “Nuk mundesha më dhe u përplasa me muret rrethues, dëgjoja njerëz që më pyesnin nëse kisha nevojë për ndihmë, gjatë këtij momenti vëllai im më i madh më kap për krahu dhe vrapuam të dy sëbashku për të shkuar drejt fundit, por kjo gjë nuk ndodhi pasi unë rash në shesh”, është shprehur ai për CNN.
Ky moment nuk ka shpëtuar nga kamerat duke e bërë viral në internet.
Alistar ka fituar medaljen e artë dhe Jonathan atë të argjendtë në “Triathlon”, që përfshin garat në not, çiklizëm dhe vrap.
Edhe pse kanë fituar 23 medalje të nivelit olimpik Europian dhe botërorë, së bashku të dy vllezërit, pranojnë se njohuritë që kanë, duhet të plotësohen herë pas here nëpërmjet eksperiencave, dhe ideve të reja që lidhen gjithmonë me sportin. Gjithashtu shprehen se po përgatiten fortë për të qenë në formë shumë të mirë në garën e ardhshme.Përgatiti AlpeNews.al


