Në një kohë kur urdhri është i prerë që askush të mos dalë nga shtëpia pasi rrezikohet përhapja e koronavirusit edhe më tepër, ka nga ata që guxojnë dhe e shkelin këtë rregull duke rrezikuar dhe të tjerët.
I tillë është dhe rasti i një personi i cili shihet në video teksa i fshihet policisë por ndërkohë që i është fshehur policisë, nuk i është fshehur dot qytetarëve të cilët e kanë filmuar nga lart dhe e kanë raportuar si rast.
Kjo tregon se përgjegjshmëria e qytetarëve që rrinë brenda janë shume më shumë, tmerrësisht më shumë dhe denoncon edhe ata që e thyejnë.