Ky është “tërbimi” i lumit Vjosa i cili ka përmbytur gjithçfarë ka gjetur.
Në videon e publikuar nga newsbomb.al, duken qartë rrugët e mbuluara nga uji dhe një maune e cila çan përmes.
Ndonëse momentalisht nuk ka rreshje shiu, sipas raportimeve, niveli i ujit vazhdon të ngrihet dhe prurjet e lumenjve po shtohen.
Nga ana tjetër, policia bën me dije se në fshatin Mollas, uji prej më shumë se një ore, ka dalë mbi rrugën nacionale si shkak i prurjeve të shumta.