Të paktën 25 vetë u shtruan në spital në qytetin e Nju Jorkut, pasi kishin konsumuar drogë sintetike e njohur si ‘K2’. Policia tha se shumica e njerëzve që kishin pirë drogë kishin të vjella dhe ishin të shtrirë në rrugë.
“K2” njihet për efektet e saj, si paranoja, vjellje dhe haluçinacione.
Në të njëjtin vend në vitin 2016 janë gjetur pa ndjenjat 33 persona të cilët kishin konsumuar drogën e quajtur “K2”.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se përdoruesit e drogës dukeshin sikur zombies dhe mezi mund të mbanin trupin e tyre të drejtë.
Policia ka prangosur disa persona si dhe ka lëshuar disa urdhër arreste./tvklan.al


