Një VIDEO-skandal ku përfshihet një zyrtar i Kombeve të Bashkuara po bën xhiron e rrjetit. Organizata ka nisur investigimet për rastin në fjalë.
Në video duket zyrtai i OKB-së i cili kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë, në sedijlen e pasme të makinës. Ajo shihet sipër tij, e veshur me një fustan të kuq.
Pamjet janë filmuar në Tel Aviv të Izraelit, dhe janë shpërndarë në mënyrë virale në rrjete sociale. Makina shihet që mban logon e Kombeve të Bashkuara UN (UNITED NATIONS). Shoferi i makinës dhe një pasagjer ndodhen përpara, dhe fytyrat e tyre nuk duken.
“Besohet se ata janë anëtarë të stafit të një organizate paqeruajtëse në Izrael”, tha OKB.
“Kjo lloj sjellje shkon kundër gjithçkaje për të cilën ne jemi duke punuar për të arritur në drejtim të luftimit të sjelljeve të gabuara nga stafi i OKB“, tha Z.Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, António Guterres, ditën e djeshme.


