• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEO/ Rrëfimi i 42-vjeçarit/ Lë alkolin, rigjen gruan
Home
Sociale

VIDEO/ Rrëfimi i 42-vjeçarit/ Lë alkolin, rigjen gruan

10 November, 2017 xhesi.editor Sociale

Edi është 42-vjeçari, i cili prej një viti rehabilitohet në Klinikën e Alkoologjisë, në QSUT, për varësinë ndaj alkoolit, është e treta herë që ai tenton të ndahet njëherë e përgjithmonë ndaj këtij vesi. Në moshën 14-vjeçare kur i ati tij ndërroi jetë, Edi nisi të pinte nga një gotë.

“Unë kam filluar shumë i vogël, por që kam filluar të pijë keq fare, ka filluar që në 2007-n. Thjesht që unë të humbisja mendjen e gjeja ngushëllimin atje”, shprehet 42-vjeçari.

Problemet familjare, debatet me të ëmën, por edhe divorci bënë që Edi të zhytej në botën e alkoolit edhe më shumë.

“Dhe përsëri në dasmën time domethënë ndërhyri mamaja. Jam ndarë pas 9-vjetesh dhe ma vinin pikën tek alkooli, një prej shkaqeve ai ka qenë, alkooli”, thotë Edi.

Ai ka punuar nga polic e deri te punëtor gipsi, për të qenë i angazhuar, çka do ta ndihmonte të mbante veten larg vesit, por pika e kthesës ishte ish-bashkëshortja e tij.

“Në qoftë se ti e lë alkoolin edhe unë do të kthehem përsëri me ty. Dhe unë këtë hap e bëra, kam lënë alkoolin dhe kam filluar kafenë”, shprehet 42-vjeçari.

Fenomeni shqetësues i përdorimit të alkoolit, reflekton edhe në raportet e institutit të shëndetit publik.

“Studimi në popullatën e përgjithshme në vitin 2014 sugjeron që prevalenca gjatë jetës për përdorimin e alkoolit ka qenë rreth 70%. Natyrisht që dominojnë meshkujt kundrejt femrave. Në zonat urbane më shumë persona konsumojnë alkool krahasuar me zonat rurale, mosha më e prekur është mosha 25-34 vjeç”, shprehet Ervin Toçi, Specialist ISHP.
Gjatë vitit 2016, rreth 70 % e rasteve të dhunës në familje dhe rreth 10% e aksidenteve rrugore, ndodhen për shkak të konsumit të alkoolit.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ambasada e SHBA, video-mesazh për ushtarakët amerikanë dhe shqiptarë
Previous article Klea Huta kokë e këmbë e dashuruar/ Ja çfarë pëlqen më shumë tek Elgiti

xhesi.editor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike Aktualitet

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT