Evoluimi i muzikës ka ndikuar që këngëtarët përveç këngës, të bëjnë kujdes maksimal edhe në paraqitjet e tyre.
Ata japin maksimumin që të duken sa më bukur në klipe, apo paraqitjet e tyre skenike, shkruan Telegrafi.
Nëse vërejmë me vëmendje, shohim që viteve të fundit ka një tendencë të re të këngëtarëve shqiptarë, që të paraqiten si personazhe të animuar në kripet apo performancat e tyre.
Jo të pakta kanë qenë rastet kur disa prej këngëtarëve në festivale sollën edhe performanca interesante në skenë, të inspiruara nga filmat vizatimorë.
Orinda Huta dhe Landi i WSF – Winney Winney Pooh
Kejsi Tola – Ajsberg
Vazhdojmë qëndrojmë te “Kënga Magjike 2014”. Edhe këngëtarja Kejsi Tola e cila kishte “shkrirë” ajsbergët me vokalin e saj dhe interpretimin e këngës “Ajsberg”, kishte sjell një performancë mjaft të veçantë gjithashtu.
Ndihmuar nga elementet e ndriçimit dhe ato skenike, dhe me veshur me një fustan të gjatë, të bardhë e me plot shkëlqim, Kejsi në këtë performancë dukej si Elsa e filmit të animuar “Frozen”, i cili njëherësh është një prej filmave më të dashur për fëmijë të viteve të fundit.
Zanfina Ismaili – Every Night
Edhe këngëtarja Zanfina Ismaili kishte vendosur të eksperimentonte me dukjen e saj në vitin 2014. Në klipin “Every Night”, Zanfina shfaqet në një pjesë të tij me paruke të gjatë dhe veshje ngjyrë rozë, të cilat i japin asaj pamjen e një barbi.
Capital T – Uno
Reperi Capital T solli një projekt shumë të veçantë me titull “Uno”.
Ai kishte sjell në klip elemente të ndryshme nga personazhet e animuar, ku në një prej sekuencave shfaqet si personazhi i njohur “Goku” i serialit të famshëm për fëmijë “Dragon Ball Z”.




