• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEO/ Rama nuk ju ndahet gazetarëve, ja çfarë ju thotë atyre në Vlorë
Home
Shqipëri

VIDEO/ Rama nuk ju ndahet gazetarëve, ja çfarë ju thotë atyre në Vlorë

2 December, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

 

Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Vlorë ku ka vërejtur nga afër dhe problematikat që kanë shkaktuar shirat në këtë zonë si dhe ka komunikuar me familjarët e dëmtuar nga përmbytja.

Në një komunikim me banorët, Rama tha se situatën e përballuam shumë herë më mirë sesa përmbytjet e vitit 2015.

“Krahasuar me 2015-ën reshjet janë shumë më tepër, Vlora si Vlorë nuk ka pasur asnjë problem për shkak të investimeve që kemi bërë dhe ndërhyrjeve në infrastrukturë. Jo asnjë jetë njeriu por asnjë kokë bagëti e humbur, as në Fier, as në Vlorë. Pesëfishuam forcat për ta përballuar situatën. Jemi në kushtet kur nuk kemi asnjë humbje, jo në jetë njerëzish por as në krerë e shpendë siç ndodhi në 2015 që ishin qindra e qindra. Ka pasur superkoordinim. Ka një meritë të veçantë edhe ministrja. Është 48 orë pa gjumë. Edhe prefektët e rinj me eksperiencë të madhe kanë bërë një punë të shkëlqyer. Shpresojmë të mbyllet sipas parashikimeve. Megjithëse sipas parashikimeve e ka kaluar masën e 2015. Në 2015 ka qenë 7.8-8.2 ndërsa mbrëmë e kaloi 9 metër. Na dha shumë dorë mirëorganizimi. Nuk janë as argjinaturat as kanalizimet që mbrojnë jetët e njerëzve. Unë iu jam mirënjohës të gjithëve”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se edhe deputetët e PS-së kanë bërë punë në terren dhe kanë qenë pranë njerëzve. “Kjo është një vlerë e shtuar, morale në radhë të parë por edhe në funksion të punës së përbashkët. Ju gazetarët e Vlorës që jeni balli i kazanit të padurimit edhe ju e shikoni punën e s’keni ç’të thoni këtë herë”, u shpreh kreu i qeverisë.

 Aktualisht familjet e prekura nga përmbytjet në qytetin e Vlorës ndohen në pallatin e sportit të Vlorës. Lidhur me ndërtimet në Vlorë, Rama tha se “ne kemi filluar të marrim masa edhe për verën e ardhshme. Nuk do falim më asnjë se përfituan nga qeveria teknike vjet”./AlpeNews.al/

.

ERTV Live😊: Qyteti i Vlorës ndryshe nga dy vjet më parë ku u përmbyt gjithçka, falë investimeve masive dhe pastrimit tërësor të kanalizimeve, i përballoi plotësisht prurjet e jashtëzakonshme dhe Bashkia Vlorë në gatishmëri të plotë për ndihmën për familjet që me gjasë, mund të lëviznin a lëvizin nga banesat e rrezikuara👍

Posted by Edi Rama on Saturday, December 2, 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERAT/ Shpërndahen ndihma për 20 familjet rome!
Previous article Drejtoria e Shëndetit Publik Fier jep alarmin/ Uji i rubinetave nuk është i pijshëm!

k.autor

Postime të ngjashme

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme Politikë

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë Politikë

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT