Kryeministri Edi Rama pas Urës Vajgurore ndodhet në Berat për të monitoruar nga afër situatën në Berat. Prurja e lumit u përballua me sukses falë rilindjes Urbane shkruan Rama krahas video së publikuar gjatë takimit me banorët.
https://www.facebook.com/pg/edirama.al/videos/
Rama ndaloi në vendstrehimin e familjeve të strehuar pas evakuimit ku bisedoi me një prej tyre për situatën dhe për gadishmërinë e forcave speciale të shpëtimit.
“U mërzitën nga kjo që ndodh? Ju kanë pritur mirë, ju kanë ndihmuar. Do ta kalojmë edhe këtë”, tha Rama.
“O flori, të dhëntë zoti ymër”, Rama takim me banorët në Urën Vajgurore.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në “Urën Vajgurore” për të monitoruar nga afër situatën pas përmbytjeve. I shoqëruar nga ministri Klosi, deputetja e PD Felaj dhe kreyebashkiakja Memaj, kanë parë vijën përgjatë lumit në të cilën është investuar.
Banorë të zonës, kanë falenderuar për investimet e bëra, falë të cilave u mbrojtën nga dalja e lumit.
“O Flori! Të dhëntë zoti ymër! Faleminderit nga zemra!”, dëgjohenbanorët ti thonë kryeministrit.
“Do vazhdojmë të identifikojmë të gjitha pikat e dobëta të kategorisë së dytë, dhe të vazhdojmë të ndërhyjmë në mënyrë të aftësisë mbrojtëse, edhe pse mund të ketë raste kur do të jetë e vështirë. Në 2015 kemi kaluar një situatë katastrofike. Sot fshatrat nuk janë përmbytur falë investimeve tona.


