Qeveria miraton pakon e Vitit të Ri për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe po ashtu një pako të posaçme për ushtarakët e për trupën e forcave të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, të cilat mundësuan përballimin e shembullor të përmbytjeve të fillimdhjetorit.
Bëhet fjalë për 2917 ushtarakë të Forcave të Armatosura dhe 330 forca policore që do të marrin shpërblim, të cilët u angazhuan në situatën e përmbytjeve
“Fondi 63 milionë e 300 mijë lekë në shenjë mirënjohje për të gjithë ata efektivë të forcave të armatosura dhe policisë së Shtetit që u përfshinë në operacioni e jashtëzakonshëm që përballuan një emergjencë të rrezikshme në vecanti për ata që ishin në vijën e parë të shpëtimit të jetëve”, bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Po kështu, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrirliu sqaroi se 30 mijë Lekë të vjetra do të marrin pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, ndërsa familjet me ndihmë ekonomike do të marrin 20 mijë lekë.
30 mijë lekë të vjetra shpërblim
498.242 persona që marrin pension pleqërie, invaliditeti familjar dhe qyteti
132.530 persona që marrin pension sipas ligjit për pensionet e anëtarëve të kooperative bujqësore
981 persona me trajtim të veçantë financiar, dhe persona që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake.
11.876 persona që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi
3.037 persona pension pleqërie për minatorët,
2.250 persona që nuk përfitojnë pernsion po shërbim financiar si veteranët
20 mijë lekë të vjetra shpërblim
79.370 përfitues me ndihmë ekonomike
67.311 përfitues pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar
ERTV Live😊: Qeveria miraton pakon e Vitit të Ri për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe po ashtu një pako të posaçme për ushtarakët e për trupën e forcave të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, të cilat mundësuan përballimin e shembullor të përmbytjeve të fillimdhjetorit🙏🎍💐
Posted by Olta Xhacka on Mittwoch, 13. Dezember 2017


