• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEO QË U BË HIT/ Ish-kreu i PD Kukës: Mes nesh deputetë me shtëpi 450 mijë €, ç’merreni me Ramën
Home
Shqipëri

VIDEO QË U BË HIT/ Ish-kreu i PD Kukës: Mes nesh deputetë me shtëpi 450 mijë €, ç’merreni me Ramën

29 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Një akuzë e drejtpërdrejtë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike ka qenë ajo e një prej ish-funksionarëve të kësaj partie në Kukës. Ibsen Elezi, ish-kryetar i degës lokale të PD në Kukës, ka marrë fjalën gjatë diskutimeve dhe i është referuar protestës kundër tarifës në “Rrugën e Kombit” e cila degjeneroi në përplasje me policinë dhe akte dhune.

Sipas Elezit, tre ditë para protestës, PD punoi kundër organizimit të saj. Ai shprehu rezerva edhe kundër aleancës së PD me LSI, ndërsa Bashës i kërkoi të bëjë Vetting në radhët e deputetëve, pasi sipas tij janë të korruptuar, ndërsa theksoi gjithashtu se mjaft prej tyre disponojnë shtëpi me vlera stratosferike.

Video e fjalimit të tij ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme në rrjet, ku ka marrë mijëra shpërndarje nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Për deputetët e korruptuar

Futni sistemin e Vettingut, futni sistemin e lustracionit, nëse doni të krijoni besim. I keni deputetët e korruptuar, i keni deputetët me shtëpia nga 450 mijë euro, çfarë merreni me Edi Ramën. Me Edi Ramën një turp i shëndosh merret kur pastron veten.

Për protestën në Kukës

Unë kam qenë një ndër protestuesit. Fatmirësisht jam marrë pak edhe me organizimin dhe e di mirë çfarë ka ndodhur në Kukës. Di mirë që Partia Demokratike ka punuar tre ditë që të dështojë protesta. Doktor, këto janë fakte dhe janë të dokumentuara me mesazhe, kam dëshmitarë kryetarin e PD së Kukësit. I ka kërkuar kryetarit të PD, na mbështet të lutem sepse po na përçajnë.

Për aleancën me LSI

Dua t’ju them se aleanca me LSI sot nga ky Kuvend duhet të jetë e papranueshme dhe teoria që ne nuk mund të fitojmë pa LSI është teoria vrastare për PD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi ditor, e hënë 30 prill/ Dita nuk fillon në drejtimin e duhur! Do përballeni me...
Previous article MOTI/ E hënë 30 prill 2018: Mbaroi PLAZHI! Java nis me RESHJE. Temperaturat do të... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT