• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEO/ Projekti amerikan për një avion që do të fluturonte me 7500 kilometra në orë
Home
Teknologji

VIDEO/ Projekti amerikan për një avion që do të fluturonte me 7500 kilometra në orë

6 May, 2018 anxheladoko Teknologji

Në vitin 2013 kompania amerikane Lockheed Martin e cila merret me prodhimin e armëve, ka njoftuar se është duke punuar në zhvillimin e projektit për pasardhësin e aeroplanit të njohur spiun, SR-71 Blackbird, shkruan Business Insider.

Aeroplani SR-71 ishte në gjendje të lëviz me shpejtësi tri herë më të madhe sesa ajo e zërit, ndërsa pasardhësi i tij SR-72 synon të ketë karakteristika edhe më të avancuara siç i dokumenton një video e publikuar më poshtë.


Në Goldfish Restaurant përjetoni magjinë e ushqimeve të freskëta të detit

SR-72 është pasardhësi i SR-71 Blackbird, aeroplani spiun që konsiderohet si më i shpejti që ndonjëherë është prodhuar.

I prodhuar nga kompania Lockheed Martin në vitin 1960, SR-71 mund të arrinte shpejtësinë prej mbi 3,600 kilometra në orë, që i bie tri herë më shpejt sesa shpejtësia e zërit.

 

Por, ky aeroplan legjendar ishte nxjerrë nga përdorimi në vitin 1998. Ndërkaq në vitin 2013 ishin shpalosur planet për të vazhduar me prodhimin e pasardhësit të tij – SR-72.

Synohet që ky projekt të quhet “Skunk Work” dhe do të realizohet nga e njëjta kompani – Lockheed Martin. SR-72 synon ta ndryshojë rrjedhën e “luftës në qiell” dhe atë falë shpejtësisë supersonike.

Në këtë kompani pretendojnë se ky aeroplan do të arrijë shpejtësinë maksimale prej 7,500 kilometra në orë, dhe do të jetë shumë më preciz në goditjen e caqeve.

Ekspertë të kësaj fushe besojnë se nëse një aeroplan i tillë arrin të prodhohet dhe të kalojë të gjitha fazat testuese, atëherë do të mund të arrijë në çdo cep të botës për më pak se një orë.

Dyshimet se kanë filluar zhvillimin e këtij projekti kanë “lindur” së fundmi, kur një mjet flutures i paidentifikuar është parë duke lëvizur në hangarët e ekipit që punon në projektin “Skunk Work”.

Megjithatë, ky aeroplan nëse shkon gjithçka sipas planit pritet të jetë i gatshëm për përdorim në vitin 2020, dhe padyshim se do të jetë fluturakja më e shpejtë që ndonjëherë është prodhuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Juventus, "mrekullia e shtatë" virtualisht kampion në "Serie A"
Previous article Rivaliteti mënjanë, tifozët e Sitit i urojnë shërim të shpejtë Fergusonit (FOTO)

anxheladoko

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT