Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, u kap duke ngrënë gjatë konferencës për shtyp teksa transmetohej live në të gjitha mediat vendase.
Ndërsa jepte një fjalim për qytetarët nga Pallati Miraflores në Caracas, Presidenti Muduro u filmua duke nxjerrë dhe kafshuar një pjesë nga ushqimi i tij që e kishte fshehur poshtë tavolinës nga ku fliste.
Muduro, ish-shofer autobusi, shihet qartë i filmuar nga kamerat që ha ushqim gjatë fjalimit të tij duke shkaktuar reagime të shumta tek publiku vendas.


