Me siguri kjo është ndër videot më komike e regjistruar ndonjëherë gjatë një vjedhjeje.
Një 28-vjeçar në Los Angeles ka hyrë në një dyqan biznesi për të vjedhur, por nuk ka nxituar, pasi ka ndaluar për të pirë një cigare dhe madje për të parë pornografi në kompjuterin e dyqanit.
Çifti, i cili jeton në një apartament sipër dyqanit, treguan se si e vunë re dhe pastaj u përballën me 28-vjeçarin e identifikuar is Alan Estrada.
Lisa tha se ajo zbriti në katin e poshtëm për të bërë çaj dhe u shokua teksa gjeti djalin të ulur në kompjuter duke parë porno teksa masturbohej, përcjell Los Angeles Daily News.
Ajo bërtiti me sa fuqi kishte sapo e vuri re dhe nxitoi të thërriste burrin e saj, i cili zbriti menjëherë dhe filloi ta ndiqte Estrada-n.
Ky i fundit u përpoq të ikte përmes një dere, por e kuptoi që nuk e zinte kështu që ra në duart e Stivit, burrit të Lisës.
Policia erdhi në vendngjarje dhe e arrestoi të riun, i cili kishte marrë karta krediti dhe kartëmonedha nga dyqani.
Pasi që paratë dhe kartat e kreditit të vjedhura janë kthyer, familja ndihet e gatshme të heqë padinë për këtë incident të çuditshëm dhe Alan Estrada të lihet i lirë.
Pamjet tregojnë Alanin që ecte vërdallë teksa tymoste për t’u ulur më pas para kompjuterit për t’u masturbuar me pamjet pornografike.