Erion Braçe dhe deputeti demokrat Agron Shehaj janë përplasur sot në Komisionin e Ekonomisë. Debati ka qenë me tone të ashpra nga ana e Braçes. Replikat mes dy deputetëve, ndodhen gjatë seancës së pyetjeve me ministrin e Financave Arben Ahmetaj.
Agron Shehaj e ka pyetur Braçen për shumën e kostumit që mban veshur ndërsa ai ia kthen se kushton vetëm 300 mijë lek, dhe se e qep te një stilist shqiptar. “I joti kushton 1500 euro” – i thotë Braçe, “Po deshe të çoj dhe ty te ky stilisti im” – vazhdon replikën.
Debati i plotë:
Shehaj: Ministri që trafikonte drogën kishte transparencë, radarët që fikeshin kishin transparencë?
Braçe: Nuk të ndërhyra asnjë herë, prandaj mos u prek shumë kur të përmendim kryetrarin. Më kë ringjallur kohën e para viteve 90 ku po të përflisje shokun Ramiz dhe shokun Enver çoheshin të gjithë në vullnetarët në këmbë.
Shehaj: Nga një ish gazetar i Zërit të popullit nuk e prisja
Braçe: Ky gazetari i Zërit të popullit, është kursyer shumë gjithë jetën për të mos vendosur surratin e tij në për trotuare. Ky gazetari ka jetuar gjithë jetën me rrogë. Jo me para për të financuar gruan e ish-kryetarit.
Shehaj: Me rrogën që merrni ju nuk e justifikoni dot atë kostum që keni veshur, ato syze që mbani.
Braçe: Kostumi është blerë 300 euro dhe jo 1500 euro sa e ke blerë ti.
Shehaj: 300 mijë është më e larte se rroga minimale.
Braçe: Është më e lartë se rroga që u jep ti punëtorëve të tu.