FIER – Gazetari Ervis Kuci ka dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen në Fier ku një makinë u gjet e djegur në lagjen “8 shkurti”.
BalkanWeb pasi mësoi rrjedhën e ngjarjes, ku nga automjeti tip “Renault”është qëlluar me armë zjarri në dretim të lokalit të shtetasit A.B. ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit.
Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen “15 Tetori” Fier. Në brendësi të makinës është gjetur një armë kallashnikov dhe një karikator.
Ndërkohe grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


