• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/ Nis mësimi në gjuhën amtare në ishullin grek. Nxënësit shqiptarë do të flasin e shkruajnë SHQIP
Home
Sociale

VIDEO/ Nis mësimi në gjuhën amtare në ishullin grek. Nxënësit shqiptarë do të flasin e shkruajnë SHQIP

22 January, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Komuniteti shqiptar në ishullin e Kretës në Greqi ka arritur të realizojë me sukses kërkesën që kishte prej kohësh.

Në Hania, zonë në Kretë, ka nisur mësimi në gjuhën shqipe për komunitetin shqiptar që jeton aty.

Mësimi në fakt është në formën e një kursi dhe zhvillohet çdo fundjavë në një shkollë të asaj zone.

Qytetarë shqiptarë që jetojnë në Kretë i kanë dërguar redaksisë së tvklan.al video nga momenti kur ka nisur zyrtarisht për herë të parë mësimi në gjuhën shqipe.

Për realizimin e mësimit në gjuhën shqipe ka qenë një kërkesë e hershme e kryetarit të komunitetit shqiptar Afrim Avdija dhe mësueses Malvina Qirko.

Të pranishëm në inaugurimin e kursit të parë kanë qenë zv/ambasadori shqiptar në Greqi Florjan Nova, kryetarja e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi Anila Velaj Kila dhe kryetari i FSHSH në Greqi Ermal Sula.

Por, fakti që në fundjavë në shkollën greke bëhet mësim në shqip, ka shqetësuar prindërit e fëmijëve grekë.

Ata kanë thënë për mediat lokale se nuk kishin asnjë dijeni për kursin në gjuhën shqipe.

Më tepër akoma i ka shqetësuar fakti që në shkollë është vendosur edhe flamuri shqiptar, krahas flamurit grek.

Nxënësit e kësaj shkolle bënë sot kërkesë në drejtori që kursi në gjuhën shqipe të mos vazhdojë dhe të hiqet flamuri i Shqipërisë.

Por, drejtori i shkollës greke deklaroi publikisht se ka qenë një kërkesë e hershme e komunitetit shqiptar në Hania që të zhvillohej ky kurs, dhe ka shtuar se nuk ka asgjë të pazakontë.

“Disa muaj më parë, presidentit i komunitetit shqiptar në Hania kërkoi që t’i jepej një klasë çdo të shtunë ose të dielë për të bërë mësim fëmijët shqiptarë që janë emigrantë, të cilët nuk e dinë mirë gjuhën shqipe. Diçka e ngjashme është bërë edhe me komunitetin rus në Korai”, tha ai.

Drejtori sqaroi gjithashtu edhe se flamuri grek nuk është hequr nga shkolla, por krah tij është vendosur edhe flamuri shqiptar si shenjë e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy popujve.

Megjithatë, shoqata e prindërve të kësaj shkolle bëri një kërkesë ku kërkonte heqjen e flamurit shqiptar dhe të pezullohet kursi i gjuhës shqipe.

/rtvklan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Armina Mevlani shtatzënë?! Kjo foto po ÇMEND të gjithë
Previous article KONÇESIONET E BERISHËS/ Rama: Nuk janë anulluar sepse na kanë thënë jeni të humbur...

g.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT