Devijimi i qarkullimit të mjeteve për shkak të punimeve në segmentin e parë rrugor Kashar-Vorë, pjesë e autostradës Tiranë–Durrës ka shkaktuar kaos dhe trafik të madh.
Gazetari Erjon Skendaj ka siguruar pamjet për “BalkanWeb” ku shihet vargu kilometrik i makinave nga QTU tek mbikalimi në hyrje të Tiranës. Mësohet se vargu i mjeteve arrin deri në 6 kilometra.
Siç u njoftua më herët nga ARRSH, punimet konsistojnë në shtrimin e shtresës së asfaltit dhe rehabilitimin e rrugës, ndërkohë që kjo fazë pritet të vijojë përgjatë gjithë muajit qershor.
Ndërkohë, pas mbylljes së sezonit turistik, parashikohet që të nisë ndërhyrja e plotë në këtë aks, ndërsa lëvizja e mjeteve në këtë aks aktualisht është devijuar.


