• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEO/ Mos i humbisni replikat e Ramës dhe “protestën” e demokratëve në Lushnje
Home
Shqipëri

VIDEO/ Mos i humbisni replikat e Ramës dhe “protestën” e demokratëve në Lushnje

9 June, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Gjatë një takimi për llogaridhënien me banorë të Lushnjës, kryeministri Edi Rama i ka orientuar qytetarët që t’i drejtohen platformës “Shqipëria që duam” për problemet që ata kanë.

“Kemi kaluar 10 mijë raste ankesash dhe kërkesash, dhe gjithë ajo pjesë që lidhet me administratën, merr adresimin e menjëhershëm dhe zgjidhet kur i takon individit apo komunitetit”.

Sipas Ramës, një pjesë e ankesave lidhen me procese gjyqësore.

“Por kjo është arsyeje pse ne po shtyhemi fort për të bërë reformën në drejtësi, për të pastruar sistemin nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Një pjesë e tyre përjashtohen nga sistemi për shkak të pasurisë. Shumëkush mendon këtu se historia mbaron këtu, por në fakt është rasti të kujtojmë thënien se ‘dardha e ka bishtin pas’. Reforma do merret me të gjithë, politikanë, biznesmenë, pasi sistemi i pastruar i drejtësisë do të merret me të gjithë, si të barabartë para ligjit”, tha Rama.

Gjatë takimit, Rama është pyetur nga banorë për problematika të ndryshme që lidhen edhe me punët e bashkisë. Ka pasur edhe nga ana ata që janë merzitur.

“Pse po mërzitesh ti, je rehat këtu spektator, çfarë ke? As po pyet, as po përgjigjesh…”, i tha Rama një qytetari pjesëmarrës në takim.

Kryeministri percolli siguri për deputetin e qarkut Fier, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi teksa u pyet nga një qytetar se kur mbaron rruga e Karbunarës, pas një premtimi paraprak që kishte marrë nga Ruçi.

”Rruga ka marrë fund do bëhet nëse thotë Gramozi”, reagoi Rama.

Një studente që sapo ka mbaruar për IT, në takimin e llogaridhënies së kryeministrit Edi Rama me qytetarët në Lushnjë, i ka shprehur shqetësimin Ramës se në këmbim të kërkesës së saj drejtuar zyrave të shtetit për të punuar në profesionin e saj, asaj i ishte ofruar menaxhere shitjesh në një kompani private, një detyrë që ajo pranoi se nuk mund ta bënte. Rama nga ana e tij i dha këtë përgjigje ndër radhë: “Më mirë atje, si menaxhere shitjesh apo në shtëpi…”

Rama i kujtoi studentes të sapodiplomuar se vetëm në Itali pak ditë më parë ai kishte parë një emision ku 3500 infermerierë garonin për 5 vende pune.

“Njerëz që punojnë si kamarier në Londër apo kudo me siguri do të gjeni mes tyre artistë, financiarë, inxhinierë njerëz që kanë mbaruar shkollat dhe pas disa vitesh hyjnë në karrierë, ndërkohë që pret punën nuk mund të rrish pa punë, shko menaxher shitjesh, aty ajo që është, se kjo është dicka që ndodh kudo, nëse do të shikoni mesataren e raportit shkollë punësim në vendet e BE-së dhe do të shikoni raportet sa njerëz e fillojnë punën aty ku janë të specializuar në raport me atë që bëjnë cfarëdo do të shikoni se raportet do të jenë komplet befasues… Për një të ri që të fillojë punë në BE duhet mesatarisht të aplikosh në 120 drejtime dhe të kesh shansin të bësh 35 intervista dhe pastaj kismet të marrësh punën…”, tha ai. Më tej, Rama shtoi: “Me mirë menaxher shitje apo në pritje që të vijë deputeti dhe të zgjidhë problemin aq më tepër pastaj në një sektor si i juaji ku ka edhe një mundësi tjetër që të punosh pa dalë nga shtëpia gjë që e bëjnë sot aktualisht gjithnjë e më shumë të rinjte në Shqipëri…”.

Rama është pritur me protesta edhe në Lushnjë sot. Ndërsa ndodhej për turin e llogaridhënies publike, qytetarë të Lushnjës dhe të rinj të FRPD-së me pankarta në duar i janë afruar kinoteatrit por nuk janë lejuar nga policia.

“Qeveri e drogës”; “Qeveri mafioze”, “Rama ik”, ishin disa prej parullave dhe thirrjeve të qytetarëve që kanë ndaluar 100 metër larg nga vendi ku qëndronte kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ilir Meta, i shokuar nga vdekja e Fadil Vokrrit: Sapo i kisha firmosur shtetësinë shqiptare
Previous article KORFUZ/ Arrestohet i riu shqiptar, qeni i "bënë gropën". Droga që kishte me vete...

Redaktor2

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT