Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit.
Ai ka postuar videon e një vajze nga Medvegja që reciton një poezi për 28 nëntorin.
“Gëzuar Ditën e Flamurit për të gjithë shqiptarët!
“Gëzuar Ditën e Flamurit për të gjithë shqiptarët!
Për të uruar Festën Kombëtare, zgjodha poezinë e recituar me shumë shpirt dhe emocion, të kësaj nxënëseje të mrekullueshme shqiptare në Tupallaj të Medvegjës.🇦🇱”, shkruan Meta në “Facebook”.
Gëzuar Ditën e Flamurit për të gjithë shqiptarët!Për të uruar Festën Kombëtare, zgjodha poezinë e recituar me shumë shpirt dhe emocion, të kësaj nxënëseje të mrekullueshme shqiptare në Tupallaj të Medvegjës.🇦🇱
Posted by Ilir Meta on Monday, November 27, 2017